E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORE/ Aksidentohet per vdekje 50-vjecari

VLORE - Nje 50-vjecar me profesion elektricist eshte shtypur per vdekje nga nje makine ndersa kalonte ne rrugen Transballkanike te Vlores pasditen e djeshme. Muhin Sina po tentonte te kapercente rrugen nga nje ane e saj ne tjeter kur eshte perplasur fatalisht nga mjeti i cili ishte me shpejtesi mbi normat e lejuara. Per shkak te perplasjes dhe rrezimit ne toke Sina ka marre plage te shumta kryesisht ne koke. Ai eshte transportuar menjehere ne spitalin e Vlores por ka qene e pamundur ti shpetohej jeta si pasoje e sasise se madhe te gjakut te humbur. Ndersa blute ende nuk kane identifikuar autorin e aksidentit pra drejtuesin e mjetit i cili eshte larguar nga vendngjarja me shpejtesi. Ky eshte aksidenti i gjashte me pasoje vdekjen brenda pak javesh ne rrugen Transballkanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›