KORE/ Presidenti nderon me tituj nente artiste
KORE - Teatri Andon Zako ajupi i Korces ka festuar me nje aktivitet te vecante 60-vjetorin e krijimit te tij dhe 50- vjetorin e estrades. Kjo qender kulturore e qytetit te Korces ku jane ngjitur ne skene artiste te njohur te vendit me kete rast nderoi nje sere aktoresh krijuesish e regjisoresh nder te cilet disa moren edhe tituj te larte nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Me titullin Mjeshter i madh i punes u nderuan aktoret Perika Gjezi pas vdekjes si dhe aktori i mirenjohur Roland Trebicka. Me te njejtin titull u vleresua edhe skenaristi i njohur Ruzhdi Pulaha. Me titullin Naim Frasheri i Arte jane dekoruar nga Presidenti aktoret Marko Bitraku Sotiraq Bratko Mirjana Deti Klaudeta Riza. Me urdhrin Naim Frasheri i Argjendte eshte nderuar aktori Koco Qendro dhe skenografi Roland Karanxha.