FIER/ Rrjedhja e gazit ne gjendje te rende pronari
FIER - Vazhdon te jete e renduar gjendja shendetesore e 40-vjecarit Sajmir Resulaj nga qyteti i Fierit. Ky i fundit eshte pronar i pikes se shperndarjes se gazit nga e cila nje rrjedhje e pakontrolluar shkaktoi vdekjen e nje punetori dhe asfiksimin rende te Resulajt. Mjeket shprehen se Resulaj po mbahet ne reanimacion nen kujdesin e mjekeve por gjendja e tij po vazhdon te mos paraqitet e mire. Mjeket deklarojne se asfiksia nga gazi ka qene ne nje shkalle te rende dhe kjo i ka sjelle probleme me rruget e frymemarrjes. Nderkohe policia e Fierit po vazhdon te mbaje nen mbikeqyrje piken e gazit si dhe ka vijuar plotesimi i dosjes per ngjarjen. Megjithese nuk ka nje konfirmim zyrtar per shkaqet e verteta mendohet se ka qene nje avari ne tubacione ajo qe ka shkaktuar edhe rrjedhjen e gazit.