FIFA, Shqipëria në vendin e 91-te
Keq e më keq. Poshtë e më poshtë. Shqipëria ka humbur 11 vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, në raport me muajin mars, duke zbritur tashmë renditjen e muajit prill në vendin e 91-të me 390 pikë, -30 pikë më pak. Në fakt, “tatëpjeta” e Kombëtares sonë pritej pas dy ballafaqimeve të shëmtuara me Hungarinë (0-1, në Tiranë) e Danimarkën (3-0, në Kopenhagen). Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 39-a (-2 vende) nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit evropian. Portugalia, kundërshtari ynë i 6 qershorit në kualifikueset e Botërorit 2010 ka zbritur 1 vend dhe tani ndodhet e 11-ta në FIFA Danimarka pas dy fitoreve me Maltën e Shqipërinë ndërroi vendet me Suedinë. Danimarka tani është e 29-ta në FIFA (+9 vende), ndërsa Suedia e 33-të (-8 vende). Edhe Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 4 vende, tani e 44-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore. Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).
GRUPI 1
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 10 9 1013 -1
Danimarka 29 21 790 +9
Suedia 33 17 769 -8
Hungaria 44 26 662 +4
Shqipëria 91 39 390 -11
Malta1 151 49 141 -5
Të gjitha renditjet e Shqipërisë në FIFA në muajin prill
Prill 1993:86
Prill 1994:94
Prill 1995:99
Prill 1996:96
Prill 1997:117
Prill 1998:100
Prill 1999:92
Prill 2000:82
Prill 2001:78
Prill 2002:96
Prill 2003:88
Prill 2004:93
Prill 2005:89
Prill 2006:86
Prill 2007:77
Prill 2008:76
Prill 2009:91
9 Prill 2009