Çelsi madhështor, Barcelona magjike
Çelsi gjunjëzoi në “Anfiel Road”, as më pak dhe as më shumë, por Liverpulin me rezultatin befasues 3-1, duke dëshmuar se “magjia” e holandezit Gus Hidink vazhdon të funksionojë. Liverpuli i Rafa Benitezit shënoi i pari me anë të spanjollit Fernando Torres në minutën e 6-të pas kromimit të patriotit të tij, Arbeola. Kundërpërgjigja madhështore bluve nisi me golin me kokë të realizuar nga Branislav Ivanoviç (39’) pa asnjë goditje këndi të ekzekutuar nga Florent Maluda. Ivanoviç “kopjoi” një tjetër gol nga goditja e këndit, kur shënoi sërish për Çelsin në minutën e 62-të. Pas pesë minutash, Didier Drogba realizoi golin e tretë për formacionin e miliarderit Roman Abramoviç, kur shënoi nga një distancë e afërt pas punës së mrekullueshme të kryer fillimisht nga Mikael Balak e Florent Maluda.
E frymëzuar nga klasi ndërkombëtar i Lionel Mesit, Barcelona u tregua magjike në “Kamp Nou” duke fituar me një rezultat të jashtëzakonshëm 4-0 kundër Bajernit të Munihut, në ndeshjen e parë çerekfinale midis dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.
Me “pokerin” e realizuar në fraksionin e parë të takimit, djemtë e Pep Guardiolës, i ndëshkuar me karton të kuq (e ndoqi pjesën më të madhe të takimit në tribunë), dëshmuan se janë skuadra favorite për të fituar trofeun më të rëndësishëm kontinental për klubet. Furtuna katalanase nisi me golin e Lionel Mesit pa kaluar ende nëntë minuta lojë, kur argjentinasi mori një pas të artë nga Samuel Eto, duke ia rrëshqitur bukur topin në të djathtën e portës së mbrojtur nga But. Pa kaluar tri minuta lojë, falë një kombinacioni magjistarësh Iniesta-Mesi-Eto’o, ky i fundit realizoi golin e dytë për Barcelonën. Në minutën e 38-të, numri 10 i Barcelonës shënoi golin e tretë për ekipin e tij, kësaj radhe pas shërbimit të Tieri Henrisë. Francezi realizoi golin e katërt për Barcelonës në minutën e 43-të pas bashkëpunimit perfekt me kamerunasin Samuel Eto. Me avantazhin e krijuar ndeshjet e kthimit duken se do të jenë një formalitet si për Barcelonën ashtu edhe për Çelsin.
Qerimaj, kampion i Europës
Erkand Qerimaj është shpallur kampion Evrope në stilin e shtytjes duke ngritur 190 kg në kampionatin evropian që po zhvillohet në Bukuresht. Shkodrani konkurroi në peshën 77 kg së bashku me 17 sportistë të tjerë nga Evropa. Ai la pas peshëngritësin Mikalai Ccerniak nga Bjellorusia me 189 kg dhe rusin Dmitri Ivanenko me 185 kg. Në provën e tretë me 192 kg, Qerimaj nuk ka fat. Në stilin e shkëputjes Qerimaj ka ngritur gjithsej 152 kg, të realizuar në provën e parë, duke dështuar në dy provat e tjera me 156 kg. Në total peshëngritësi shqiptar ngriti 342 kg duke u renditur i dyti në dygarësh dhe duke fituar medaljen e argjendit. Edhe Romela Begaj u shpall kampione e Europës në peshën 68 kg në stilin e shkëputje disa ditë më parë.
KOKSH-i përjashton Shalën
Dy nga sportistët më elitarë shqiptarë, atletja rekordmene Klodiana Shala dhe mundësi më famë ndërkombëtare, Elis Guri, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, u përjashtuan nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për një vit nga aktivitetet ndërkombëtare, në të cilat KOKSH-i është partner. Në
fakt, ky ishte propozimi i Komisionit të Etikës bazuar në rregulloren dhe statutin e KOKSHI-t dhe Komiteti Ekzekutiv e pranoi propozimin dhe mori vendimin. Kjo do të thotë se në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”.
9 Prill 2009