E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënder Sherifi promovon poezitë e përkthyera nga Ibrahim Rugova



Dashuria, kujtimet mbi botën shqiptare dhe ballafaqimi i njeriut me botën moderne, janë në qendër të përmbledhjes me poezi të autorit Skënder Sherifi, i cili u promovua mbrëmjen e kaluar në Muzeun Historik Kombëtar. Libri i përkthyer nga frëngjishtja nga Dr. Ibrahim Rugova është botuar në vitin 2008 nga shtëpia botuese "Faik Konica" në Prishtinë. Studiues të njohur nga Prishtina dhe nga Tirana, Nazmi Rahmani, Mujë Buçpapaj, Edmond Tupja, Agron Tufa, Moikom Zeqo, Besnik Mustafaj vlerësuan poezitë e shkruara nga Sherifi. Disa nga poezitë e Sherifit u interpretuan nga aktorët e QNK-së, ndërsa Kuarteti i Harqeve interpretoi muzikë të përzgjedhur nga kompozitorë të huaj dhe shqiptarë. Të pranishmit ndoqën gjithashtu një dokumentar të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e autorit Skënder Sherifi. Libri i redaktuar nga Nazmi Rrahmani është përmbledhje e dy librave, i pari titullohet "Lojë e Kundërlojë", përkthyer nga Ibrahim Rugova dhe botuar në vitin 1980 nga Shtëpia botuese "Rilindja" në Kosovë, ndërsa libri i dytë me titull "Oksigjeni", është botuar për herë të parë në vitin po nga kjo shtëpi botuese. Poezitë e këtij libri trajtojnë tre tema kryesore, dashuria, sentimentalizmi dhe romantizmi; kujtimet mbi botën shqiptare dhe si e ka përjetuar vetë poeti botën shqiptare aty ku ai ka jetuar, në Kosovë, Bruksel dhe Shqipëri dhe ballafaqimi i njeriut me botën moderne, teknologjinë, arritjet e fundit shkencore, robotizmi dhe si zhvillohet njeriu në këto rrethana, të cilat ia përmbysin gradualisht ndjenjat shpirtërore.

9 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›