Dy persona në pranga për vjedhje makinash
Zëdhënësja e Policisë, njoftoi sot se u arrestuan ne orët e vona të mbrëmjes së ditës së martë, Julian Morava dhe Petrit Shtjefni, përkatësisht 30 dhe 38 vjeç, të dyshuar si autorët e vjedhjes së një automjeti pranë QSUT-së në Tiranë.
Nga hetimet e prokurorisë, këta dy shtetas në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim, rezultojnë se gjatë ditës së djeshme, kanë vjedhur në Laprakë të Tiranës një tjetër automjet tip "Benz". Policia tha se është bërë i mundur dokumentimi i një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga ky grup, me tendencë vjedhjet e automjeteve në Tiranë, me destinacion shitjen e tyre në qytete të tjera të Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Lezhës.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi automjetin e vjedhur pranë QSUT "Nënë Tereza", si dhe një sërë targash të automjeteve të ndryshme mjetesh në një varrezë në fshatin Balldren Lezhë. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve, ndaj të cilëve rëndon akuza e "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.