Franca shndërrohet në çështje shteti
Post-disfata
Dështimi i Francës në Afrikën e Jugut 2010, ku rezultatet e dobëta u shoqëruan me probleme dhe polemika brenda skuadrës, është shndërruar në një çështje shtetërore. Sot në mëngjes, Tierri Henri do të takohet me Presidentin e Republikës, Sarkozi. Në bisedën private, sulmuesi i mirënjohur do t’i raportojë kreut të shtetit gjithçka ndodhi në grumbullimin për Kupën e Botës.
#