Edhe Paraguai tregohet i kujdesshëm
Për sa i përket Zelandës së Re, duke parë paraqitjen ndaj Sllovakisë dhe, mbi të gjitha ndaj Italisë, tashmë askush nuk i zë besë. Aq më shumë trajneri i Paraguait, Gerardo Martino. “Do të jemi përballë një kundërshtari shumë të vështirë dhe kualifikimi nuk është arritur nga askush nga kjo pikëpamje”, i bashkohet korit të lojtarëve, trajneri i amerikanojugorëve. Ideja, theksoi në veçanti të martën e fundit mbrojtësi Karlos Bonet, është ajo e mbylljes së grupit në vendin e parë dhe nuk mund të lëmë të na ikë nga dora një rast i tillë. Zelanda e Re është një rivale e vështirë si të gjitha skuadrat, askush nuk të dhuron asgjë në këtë lloj kompeticioni. Zelanda e Re ka bërë një punë të mirë dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë tani”. Mund të duket paksa e ekzagjeruar, por gjithsesi fakti i të qenit i kujdesshëm tashmë është një detyrim, për të gjitha skuadrat. Në rast të një fitoreje ndaj Paraguait, Zelanda e Re do të mund të siguronte një kualifikim historik për turin tjetër.
#