FIFA Ekipi shqiptar humbet 9 vende ne renditjen boterore
Humbja në Bosnjë-Hercegovinë dihej se do të ndikonte për keq dhe kështu ndodhi, veçse nuk ndodhi ndonjë tragjedi.
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit humbi 9 vende në renditjen e fundit botërore të FIFA-s, duke zbritur tani në vendin e 59-të, nga vendi i 50-të që ishte një muaj më parë.
Disfata në Zenicë na hoqi 40 pikë dhe tani kemi 524 të tilla, por gjithsesi, kuqezinjtë mbeten në një pozicion që mund të quhet i mirë dhe pak herë i arritshëm gjatë historisë së kombëtares.
Në grupin tonë eliminator, fluturojnë Bosnjë-Hercegovina dhe Bjellorusia.
Këta të fundit, kanë fituar 13 pozicione dhe tani janë në vend të 40-të, ndërsa një muaj më parë ishin 3 vende pas Shqipërisë.
Boshnjakët janë një vend më mirë, në të 39-in, ndonëse kanë ngjitur gjithsej 6 shkallë.
Edhe Franca ka përfituar 4 pozicione dhe tani është e 15-ta, ende larg nga më të mirat në botë, ndërsa Rumania ka humbur 11 vende, edhe pse fitoi 3-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Tani, rumunët janë në vendin e 53-të. Kjo do të thotë se të gjitha skuadrat e grupit tonë, janë më mirë të renditur sesa Shqipëria, me përjashtim të Luksemburgut që është në vendin e 128-të.
Renditjen e FIFA-s e kryeson sërish Spanja, e ndjekur nga Holanda që ruan vendin e dytë, ndërsa në vende të tretë është ngjitur Gjermania. Anglia ka fituar dy pozicione dhe është tani e 4-ta, ndërsa Brazili për herë të parë ka rënë në vendin e 5-të në botë.