Onyewu, në Sporting

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 15:37
Mbrojtësi i Milanit, Oguchi Onyewu është transferuar në klubin portugez Sporting Lisbon. Ueb faqja zyrtare e kësaj skuadre ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me reprezentuesin amerikan.
29 vjeçari në verën e vitit 2009 nga klubi belg Standard Liège ishte transferuar në Milan, me të cilin ekip nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në Serie A.
Në sezonin e parë Onyewu ishte i lënduar, derisa në kampionatin e sapo përfunduar drejtuesit e kampionit të Italisë e huazuan te skuadra holandeze Twente, ku luajti për gjatë muaj.