E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rijkaard merr Arabinë Saudite

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 15:42

Frank Rijkaard është emëruar trajner i përfaqësueses së Arabisë Saudite. Sipas medieve të huaja, trajneri holandez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite.

Nga kjo marrëveshje ish trajneri i Barcelonës pritet të përfitojë rreth 8 milionë euro. Rijkaard së fundi ishte trajner i gjigantit turk Galatasaray, por u shkarkua nga kjo pozitë sezonin e kaluara, pas rezultateve të dobëta në kampionatin turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›