Maicon nuk lëviz nga Inter

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 15:38
Maicon nuk do të lëvizë nga Inter gjatë kësaj vere, edhe pse thuhej se është afër transferimit në Real Madrid.
Për këtë ka siguruar menaxheri i mbrojtësit brazilian Roberto Calenda. Sipas tij, reprezentuesi brazilian do ta respektojë kontratën që ka me Neroazzurrët deri në verë të vitit 2012.
“Deri më tani nuk ka kurrfarë negociatash. Maicon ka një kontratë të rëndësishme me Interin dhe ai do të mbetet këtu”, ka thënë Calenda për mediat italiane.