Rinohet Reali i Madridi revolucion qe do ndihet 10 vitet e ardhshem
Synimi i klubit dhe i trajnerit është që të mos kenë nevojë për asgjë në 10 vitet e ardhshme. Si një kështjellë e rrethuar dhe që duhet të ketë ushqime e ujë për një kohë të gjatë, ashtu sillet edhe Reali i Madridit që ka marrë lojtarë krejtësisht të rinj duke ulur moshën mesatare të ekipit në 24.6 vjeç.
Turku i ardhur nga Dortmundi, Nuri Shahin, është pikërisht i kësaj kategorie, ndërsa ishte më i miri në Gjermani.
Një lojtar ofensiv shumëplanësh tashmë i gatshëm për atë që kërkohet në “Bernabeu”. Nga Franca vjen Rafael Varane, një mbrojtës vetëm 18-vjeçar, i cili u kërkua edhe nga Mançester Junajtid dhe të cilin Zinedin Zidan e krahason me Loran Blankun.
Nga Santosi pritet 19-vjeçari magjik, Nejmar, mrekullia e fundit e sistemit brazilian të futbollit, ndërsa të rinj të tjerë si Kanales apo Kajehon po përpiqen të çajnë rrugën drejt ekipit të parë.
Verën e kaluar, Murinjo mori dy gjermanët e rinj, Mesut Ozil dhe Sami Kedira, lojtarë që shkëlqyen në radhët e Gjermanisë në Kupën e Botës zhvilluar në Afrikën e Jugut dhe ku skuadra e Joakim Lëvit zuri vendin e tretë.
Trajneri portugez ka marrë vetëm dy lojtarë mbi 23 vjeç, që janë Rikardo Karvaljo dhe Hamit Altintop, ndërsa gazeta “Marka” mburret duke shkruar se ky Real mund të mos ketë nevojë për asnjë blerje në 10 vitet e ardhshme. Po ashtu, madrilenët do të jenë skuadra më e re në Champions dhe i kanë të gjitha mundësitë të nxjerrin në fushë një formacion me moshë mesatare 22-vjeçare.