E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarisht në Man Utd

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 15:40

Portieri i Atletico Madridit, Davide de Gea edhe zyrtarisht është transferuar te Manchester United.

Kampioni i Anglisë ka shpenzuar rreth 18 milionë funte për 21 vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj të luaj këtu. Është një privilegj i madh të jesh pjesë e një klubi si Manchester United dhe do të jap më të mirën për të treguar gjithë çfarë mundem”, ka thënë portieri spanjoll i cili do ta zëvendësojë holandezin Edwin van der Sar, i cili u pensionua nga futbollin sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›