E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Teatrin e Komedisë, tryezë në MTKRS

Ligji për artin dhe kuadri ligjor për Teatrin e Komedisë ka grupuar në një tryezë diskutimi Ministrin e Kulturës Xhaferraj përballë komunitetit të artistëve të skenës dhe kinemasë në Bibliotekën e Galerisë Kombtare të Arteve duke i garantuar interesimin e qeverisë për fatin e vlerave kombtare dhe artistëve shqiptarë.

Ligji parashikon që për teatrot në rrethe me mbi 50 vjet veprimtari të mbështeten me fondin shtesë prej 30 për qind nga granti i Bashkive për kulturën si dhe mbështetjen e shoqatave të artistëve. Risia e ligjit është që për subjekte private të artit të regjistruara si shoqëri tregtare kompani teatrore ose filarmonike dhe me veprimtari të pasur, do të subvencionohen nga fondi buxhetor me vendim të këshillit të ministrave sipas modelit të vendeve perëndimore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›