FIFA: Shqipëria e 86-ta, humb tre pozicione
Tiranë (Start)- Shqipëria ka humbur tre pozicione në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 86-të. Në klasifikimin e mëparshëm, ajo renditej në vendin e 83-të. Në rezultatin e Shqipërisë kanë ndikuar mjaft dy takimet e zhvilluara në eliminatoret e Botërorit ‘Afrika e Jugut 2010’. Humbja 2-0 ndaj Hungarisë në Budapest ka sjellë një minus të madh për Shqipërinë, ndërsa barazimi historik 0-0 në Portugali ka bërë që kombëtarja shqiptare të humbasë vetëm 3 vende.
Rezultatin më të mirë, Shqipëria e ka arritur në gusht të 2006, kur renditej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët një vit më pas, në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.
Rezultatin më të mirë, Shqipëria e ka arritur në gusht të 2006, kur renditej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët një vit më pas, në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.