FIFA Shqiperia ne ashensor nga miqesoret
Faqja zyrtare e FIFA-s i ka kushtuar nje teme te vecante ecurise pozitive te Shqiperise ne vitin 2010. Ne faqen zyrtare te Federates Boterore te Futbollit theksohet se ngjitja rekord e kuqezinjve ne renditjen e permuajshme te FIFA-s ka ardhur mbi te gjitha si rezultat i paraqitjeve mjaft te mira te perfaqesueses sone ne ndeshjet miqesore. Duke e analizuar ne teresi ecurine ne vitin 2010 Shqiperia eshte ngjitur me 39 pozicione ne klasifikimin boteror nga vendi i 97 ne te 58-in nje merite te kesaj ngjitje e kane pjeserisht edhe paraqitjet e mira te Kombetares ne ndeshjet miqesore. Skuadra e Kuzhe ka fituar me Irlanden e Veriut Malin e Zi Andorren e Uzbekistanin ndersa miqesorja e se merkures me Maqedonine perfundoi ne barazim pa gola. Humbja me Bjellorusine ne Euro 2012 eshte disfata e vetme ne 8 ndeshjet e fundit nje ecuri mbreselenese per nje prej vendeve me te vogla te futbollit. Me tej ne vleresimin per Shqiperine thuhej Kjo skuader qendron me merite e treta ne Grupin D pas Frances e Bjellorusise. Kuqezinjte ruajne shpresat per pjesemarrjen ne nje aktivitet madhor por duhet te ruajne disiplinen qe se fundmi i ka bere te veshtire per tu mposhtur.