I kënaqur me pozitën e dytë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e ka problem nëse ekipi i tij përfundon në pozitën e dytë nga Grupi D, pas barazimit 2:2 në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit.
Kjo do të bënte që kampioni spanjoll të luajë me një ekip të fortë në të tetën e finales.
“Nëse kualifikohemi dhe nëse përfundojmë në pozitën e dytë në një grup aq të vështirë, atëherë ky do të jetë problem për ekipet tjera që përfundojnë të parët në grupet e tyre. Dy herë që e kam fituar Ligën e Kampionëve, ekipet e mia kishin përfunduar të dytat në këtë fazë. S’ka nevojë për dramë. Bëmë lojë të mirë dhe vendi i dytë nuk është i keq”, theksoi trajneri spanjoll.