E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohen stadiumet për finalet e UEFA-s

Sokol Paja
Qeveria e futbollit europian, UEFA, caktoi stadiumet në të cilat do të luhen finalet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës UEFA për finalet respektive për vitet 2010-2011. Në garë për finalen prestigjioze të Ligës së Kampioneve janë pesë stadiume: "Alianc Arena" dhe "Olimpia Stadion" në Gjermani, "Mestaja" dhe "Santiago Bernabeu" në Spanjë si dhe "Uembli" në Londër. Vendimi përfundimtar do të merret më 28 mars 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme që do të organizojë këshilli drejtues i UEFA-s posacërisht për të verifikuar terrenet sportive, fushat, sigurinë e gjithcka qw ka të bëjë me sigurinë e zhvillimit të një ndeshjeje të tillë me rëndësi të madhe europiane. Edhe për finalen e Kupës UEFA janë caktuar stadiumet kandidate: "Emirate Stadium" në Angli, "Arena Auf Shalke" në Gjermani, "Letson Roud" në Irlandë dhe "Nacional" në Rumani. Përzgjedhja e stadiumeve, në të cilat do të luhen ndeshjet e mësipërme, ështw bërë përsa i përket aspektit funksional, lehtësirave, kapacitetit, dokumentacionit ligjor dhe garancisë, akomodimit dhe lehtësisë në lëvizjet në aeroporte e kushteve të mira të akomodimit. Finalja e Ligës së Kampioneve të sezonit 2007-2008 do të luhet për 2008-n në Moskë, ndërsa e 2009-ta në "Olimpiko" të Romës. Finalja e Kupës UEFA do të luhet në vitin 2008 në Mancester dhe në vitin 2009 në Stamboll. Stadiumi deri tani enigmë se ku do të luhen finalet e 2010-s dhe 2011-s në futboll për Kupën UEFA dhe Champions Ligë do të zbardhet vetëm më 28 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›