E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Mendes del në treg për 13 milionë euro

Futbollisti i Kombëtares portugeze, Tiago Mendes, është një nga zhgënjimet më të mëdha për "Zonjën e vjetër". 26-vjecari u transferua nga Lioni te Juventusi për një shumë të madhe parash me synim formimin e mesfushës së skuadrës me më shumë tituj kampionë në Itali. Tiago ka luajtur si titullar vetëm një ndeshje në Serie A, kundër Reggina -s modeste, dhe tani ai e gjen veten pas Cristiano Zanetti, Antonio Nocerino dhe Sergio Almiron. Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, nuk e ka më portugezin në listën e tij. "Old Lady" nuk ka ndërmend ta lëshojë futbollistin për një shumë modeste, por dicka më pak se sa 13 milionë eurot që ajo pagoi për ta blerë atë disa muaj më parë. Fiorentina, Barcelona, Villareal dhe Sporting Lisbon janë të interesuar për ish-lojtarin e Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›