E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-19 në turin e dytë

Shqipëria U-19 arriti të kualifikohej në turin e dytë, Elite Round, të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-19. Formacioni i Ramadan Shehut barazoi 0-0 me Lihteshtejnin në një ndeshje të mbyllur me dhjetë lojtarë nga kuqezinjtë tanë, të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 70-të. Po për grupin tonë Spanja barazoi 1-1 me Serbinë. Spanja me pesë pikë zuri vendin e parë, ndërsa Shqipëria e Serbia i mbyllën ndeshjet në grup me nga katër pikë, por Kombëtarja jonë fitoi ndeshjen direkt me serbët (2-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›