E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA e shfajëson për "dorën" me Irlandën

Tierri Henri nuk do të skualifikohet për "prekjen me dorë", që i dhuroi Francës kualifikimin në Botërorin 2010 në sfidën e kthimit "play-off" me Irlandën. Pasi atij episodi, FIFA kishte menduar të pezullonte lojtarin e Barcelonës për gjestin antisportiv: ai rrezikonte të mos luante në fazën e grupeve në Afrikën e Jugut. Megjithatë, sipas të përditshmes franceze, "L‘Equipe", ndaj Henri nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore. Disiplinori pritet ta arkivojë çështjen, pasi në rregullore nuk parashikohet asnjë penalizim për raste të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›