E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston: Shumi, Botëror i jashtëzakonshëm

Një botëror i jashtëzakonshëm. Rikthimi i Majkëll Shumaker në Formula 1 është një lajm për t‘u festuar sipas Berni Ekleston. Në 2010, me shumë herë kampion gjerman mbi Mercedes GP, sezoni paralajmërohet si shumë interesant. Dhe padroni i F1 nuk e fsheh euforinë e tij. "Është fantastike për Formula 1 dhe është pozitive për Majkëllin: Botërori 2010 do t‘i lërë të gjithë me gojën hapur", thotë "Big Berni", i cili pranon se nuk është suprimuar nga rikthimi i Shumakerit në pistë. "Jo shumë. Kishte zëra prej kohësh, isha thuajse i sigurt që se do të rikthehej, nëse forma e tij fizike do t‘ia lejonte. Tani e kemi parë përgjigjen". Lajmërimi zyrtar erdhi të mërkurën në mëngjes. Ekleston, sigurisht, ishte tashmë në dijeni të lajmit. "Por nuk kam ditur shumë para të tjerëve. Të jem i sinqertë, nuk kam folur me Majkëllin përpara. E njoh prej shumë vitesh dhe kisha besim mbi mundësinë se Formula 1 mund ta bindë të rikthehet". Por rikthimi përfshin edhe familjen Shumaker: "Zgjidhja e burrit tim nënkupton edhe atë të familjes. Por ai ka nevojë për një sfidë. E kuptoj vendimin e tij dhe, dhe të jem e ndershme, mendoj se është fantastike", ka thënë gruaja Korina. Me Shumakerin, sezoni paralajmërohet se do të jetë i një niveli të lartë. 7 herë kampionit, sipas Ekleston, nuk i mungojnë motivacionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›