Juventus: Felipe Skolari, për të shpëtuar brazilianët
Zhan Klaud Blank pëlqen të flasë për projekte, por deri tani ka qenë evaziv për gjënë e vetme që vlen: dalja nga kriza që ka zaptuar Juven. Planet 5-vjeçare mund të presin, urgjent është shpëtimi i sezonit dhe kjo formulëza magjike ("duhet të punojmë më shumë") bind pak. Sepse presupozon se deri tani në shtëpinë bardhezi kanë punuar pak keq, gjë që nëse verifikohet, do të shtonte listën e fajtorëve. Në fakt, te Juve nuk kanë bërë më të mirën, por kjo nuk është e thënë që të jetë objektive. Ekzistojnë shumë kritika, mes të cilave, ka edhe gjëra të kota. Problemi i Juves është mjaft i thjeshtë për t‘u gjetur: lojtarët nuk japin aq sa vlejnë, individualitet më të mira (në letër) nuk kanë treguar se janë pjesë e skuadrës. I takonte teknikut të favorizonte integrimin e të sapoardhurve, të shfrytëzonte materialin në dispozicione. Çiro Ferrara nuk mundi të shmangte eliminimin në Champions dhe distancën e madhe me Interin: 9 pikë kur ka kaluar gjysma e sezonit. Zgjidhja duket se nëse shtyjmë për në verë, do të thotë që është shumë e rrezikshme: Europa League, Kupa e Italisë, kualifikimi për në Championsin e ardhshëm. Lajmi i mirë është rikthimi në klub i Roberto Betegës, i cili pritet të sjellë shumë gjëra pozitive. Roberto Mançini shpresonte realisht në një telefonatë. E ka marrë, por nga Mançester Siti. Rast i humbur. Gus Hidink është akoma i arritshëm, me çmimin 4-5 milionë neto në sezon. Mendojmë se vlen, por kjo shifër është një rrugë pa kthim, pak a shumë si ajo e Filipe Melos. Duhet të besojmë dhe janë të gjitha motivet për ta bërë. Por përshtypja është se Juve nuk di se ku t‘i gjejë kaq shumë para për një trajner. Gjithsesi, mbetet një rast për të mos u humbur. Gjatë këtyre ditëve qarkullon edhe emri i Filipe Skolarit. Braziliani shijonte konsideratën e lartë deri një vit e gjysmë më parë, para se të pranonte ofertën e Roman Abramoviç, por dështimi i shpejtë te Çelsi ia hoqi këtë koracë. Në fakt, Skolari në Londër ka gabuar gjithçka, që nga Drogba. Kishte një CV të pasur, ku veç titujve brazilianë kishte edhe një titull kampion bote. Megjithatë, ardhja e tij, do të ishte një lajm i mirë për ringritjen e brazilianëve, Diego dhe Melo.