E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinjo: 2010 do të jetë viti i Milanit

Më shumë se njëzetmijë tifozë në Salvador de Bahia kanë kërkuar rikthimin e Ronaldinjos në Kombëtaren braziliane. Kjo ndodhi të martën në mbrëmje, gjatë miqësores që skuadra "Shokët e Ronaldinjos" fitoi përballë një ekipi lokal, ku fondet u dhanë për bamirësi. Fantazisti tregoi se është në formë të mirë dhe në fund deklaroi: "Ishte një vit mjaft pozitiv për mua dhe Milanin, por 2010 do të jetë edhe më shumë. Do të luftojmë për kampionatin e Champions, ndërsa unë dua të fitoj një vend në përfaqësuese për Kupën e Botës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›