Tifozeria lushnjare dështimet ia faturon kuksianëve
Skuadra lushnjare, ndër të paktat që po luan ndeshje me moral të lartë në kampionat, gjëndet këtë javë përpara një tjetër barriere. Komisioni i Disiplinës e ka ndëshkuar që ta luajë ndeshjen kundër Gramozit pa tifozë, për shkak të incidenteve ndaj Besës.
Natyrisht kjo nuk është pritur mirë nga tifozeria vendase, e cila edhe pas barazimit pa gola në Gramsh, shikon veprimet e kuksianëve që duan me çdo kusht ta pengojnë për të arritur në vendin e dytë, çka do të thotë kalim automatikisht në superligë.
Por pavarësisht nga kjo situatë e krijuar në mjedisin e tifozerisë, ekipi i Lushnjës e ka nisur punën për takimin e radhës, ku do të presë në stadiumin Roza Haxhiu të boshatisur ekipin e Gramozit. Stërvitja e tyre e djeshme u përqëndrua kryesisht në shumë ushtrime çlodhjeje të musklaturës, sesa në një seancë me ngarkesa tekniko-taktike.
