FIFA i pason UEFA-s kërkesën e Federatës Kosovare për miqësore
Kosova duhet të presë ende për të marrë "dritën jeshile" për zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare. Katër ditë pas punimeve të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, në Tokio të Japonisë, dje (e hënë) FIFA dërgoi një letër zyrtare në Federatën Kosovare të Futbollit (FFK). "Qeveria" e futbollit botëror njoftoi drejtuesit e futbollit kosovar se në mbledhjet e 19 dhe 20 dhjetorit u diskutua edhe rreth kërkesës së tyre. Shteti më i ri në Evropë kërkon që gjatë periudhës së pritjes si anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s, t‘i lejohet zhvillimi i miqësoreve ndërkombëtare. Por, afati për marrjen e një vendimi është shtyrë për të disatën herë, ku krerët e institucionit që drejton futbollin, po tregojnë aftësitë e tyre në "pingpongun". Ata hezitojnë të mbajnë një qëndrim zyrtar, të paktën deri në momentin që Kosova nuk do të njihet nga OKB-ja dhe preferojnë të fitojnë sa më shumë kohë.
Duke u kthyer te letra, aty thuhej se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka ftuar atë të UEFA-s, që ta shqyrtojë në mbledhjen e tij të ardhshme kërkesën e kosovarëve për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Takimi i krerëve të futbollit kontinental është parashikuar të zhvillohet më 30 janar 2009 në Nion. Pas kësaj, shtëpia evropiane e futbollit do t‘i raportojë KE-së së FIFA-s në mbledhjen e radhës, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm. "Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ftoi Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s të shqyrtojë këtë kërkesë dhe më pas t‘ia raportojë Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s para mbledhjes së radhës, që do të mbahet në mars të 2009-ës", citohej në letrën e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke.
Edhe disa muaj më parë, shtëpia botërore e futbollit kishte refuzuar kërkesën e kosovarëve për zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare. Pasi u refuzua kërkesa e tyre nga ana e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, nëpërmjet një letre të dërguar në zyrat e këtij institucioni, drejtuesit e futbollit kosovar u ankuan ndaj vendimit të marrë. Ndërkohë, më 5 nëntor, FIFA konfirmoi që kishte pranuar ankesën e drejtuesve të FFK-së dhe se do ta rishqyrtonte atë gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, që u mbajt javën e kaluar në Tokio. Megjithatë, as në përfundim të kësaj mbledhjeje nuk u dha asnjë vendim përfundimtar rreth kërkesës së kosovarëve. Tashmë të gjithë duhet të presin deri në mars të 2009-ës, vetëm një muaj pas 1-vjetorit të pavarësisë, për të marrë një përgjigje përfundimtare.