E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani: Më mirë të shënosh se të jesh aktor

Ka treguar një anë tjetër të tij në filmin serial italian "Carabinieri", që transmetohet në televizionin "Canale 5". Por njëkohësisht, ai ka qenë aktori protagonist i kësaj të shtune në stadiumin "Arechi" të qytetit të Salernos. Bëhet fjalë për Edgar Canin, sulmuesin e ri shqiptar, i cili jeton në "Città della Pieve" të Peruxhias. 19-vjeçari nga Shqipëria nuk do ta harrojë atë goditje perfekte me kokë, falë të cilës mundi të kalonte topin përtej shpinës së trajnerit Askoli, duke shënuar golin e 2-0. Por ai ishte sigurisht protagonist i padiskutueshëm edhe në rastin e shënimit të golit të parë, kur në një aksion të tij, është ndaluar në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari nuk ka nguruar që të janë 11-metërsh në favor të Askolit, i kthyer në golin e 1-0 nga Soncin.
Cani, më mirë se kaq nuk mund të bëhej...
Vërtet është një kënaqësi e madhe. Falënderoj trajnerin që më dha besim, duke më futur në 11-she, pasi mendoja se do të luante Masini.
Kjo fitore e dytë radhazi ju lejon të merrni frymë lirisht...
Tani mund të shikojmë të ardhmen me optimizëm. Po e lëmë pas periudhën më të keqe të gjithë sezonit tonë.
Lojtarët e Salernitanës e kanë kontestuar ashpër penalltinë e kthye në gol nga Soncin.
Ishte neto, në ekzekutimin e goditjes së këndit nga Peshe, i mora kohën mbrojtësit, kisha gjithë kohën e mjaftueshme për të goditur me kokë, por e pashë veten në tokë pas një ndërhyrjeje të stilit regbi.
Edhe në golin e shënuar prej teje ka një meritë të Peshes.
Merita është e gjitha e tij. Ka krosuar një top shumë të bukur, unë thjesht duhej ta shtyja drejt rrjetës. Portieri i Salernitanës e ka prekur paksa topin, por për fat nuk arriti ta ndalojë.
Është goli i parë në serinë B...
E prisha këtë gol të parë, jam i lumtur për këtë. Por mbi të gjitha, sepse së bashku me golin e Soncin na kanë dhuruar tri pikët e shumëkërkuara.
Prej dy javësh po ndërtoni një ecuri shumë të mirë të skuadrës.
Kjo fitore na duhej dhe është kurorëzimi i punës së madhe, që po zhvillomë gjatë këtyre javëve. Kemi jetuar javë të vështirë, tashmë pak pushim do të na bënte vetëm mirë. Do të na shërbejnë për të shkarkuar tensionin e akumuluar, me shpresën për të rimarrë situatën në dorë atje ku e lamë, pikërisht te fitorja kundër Salernitanës.
Me Kolombën stërviteni edhe gjatë pushimeve: si mendon, është e drejtë?
Do të stërvitemi, sepse nuk mund të heqim dorë pikërisht tani, kur kemi gjetur rrugën e duhur për të dalë nga një pozicion në klasifikim, që nuk na përket.
Jo vetëm Askoli ka gëzuar për golin tënd, por edhe "Città della Pieve", qyteza që ju ka adoptuar...
Në Umbria jeton mamaja, ndaj shkoj shpesh atje dhe pikërisht në një periudhë kur isha në me pushime në "Città della Pieve", më ftuan për të marrë pjesë në serialin "Carabinieri". Atje i njoh të gjithë dhe që kur luaj tek Askoli ata të gjithë bëjnë tifo për këtë skuadër".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›