FIFA mund të fusë Kosovën në "luftë" me gjashtë shtete
KOSOVË - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) të premten ka vendosur që të shtyjë zbulimin e modaliteteve, mbi bazën e të cilave do të jetësohej vendimi i 22 majit që i lejon Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Këto modalitete, sipas vetë kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, janë lënë të propozohen më 14 dhjetor, në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA, që do të mbahet në Tokio. Por, në këtë mbledhje, bashkë me modalitetet do të mund të aprovohej dhe një rregullore që do t'i shkonte në favor Kosovës.
Mediumet e huaja kanë raportuar se FIFA po shqyrton edhe mundësinë e hartimit të një rregulloreje të jashtëzakonshme, përmes së cilës do t'u mundësohej të gjithë futbollistëve kosovarë që kanë luajtur apo luajnë me përfaqësuese të huaja, në të ardhmen e afërt të përfaqësojnë Kosovën.
Zyrtarisht, nuk është bërë fjalë për këtë, por zyrtarë të FFK-së thonë se kjo çështje tashmë është një "fshehtësi publike".
"Është problem juridik, me të cilin ekspertët ligjorë të FIFA-s, por edhe të shteteve që do të preken nga kjo, po merren me të. Për këtë është shkruar gjerë e gjatë nëpër media, është një fshehtësi publike tashmë. Nga burimet jozyrtare në FIFA kemi informatën se po shqyrtohet hartimi i një rregullore, që për mendimin tim do të ishte logjike dhe e drejtë për futbollistët e lindur në Kosovë, apo që Kosovën e kanë origjinë", ka thënë Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Nëse aprovohet ky vendim, atëherë do të jenë gjashtë përfaqësuese "A" të Evropës që do të preken, por më së shumti Shqipëria e Zvicra.
Mediumet zvicerane janë alarmuar për këtë, saqë nuk mungon as presioni ndaj lojtarëve për t'i shtyrë ata të deklarohen luajalë të vendit i cili ua dha mundësinë të afirmohen.
Shtylla të Përfaqësueses së Zvicrës janë tre kosovarët: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami.
"FIFA po diskuton për një rregull përmes së cilës lojtarët që kanë luajtur për përfaqësuese seniore të një shteti tjetër, do të mund të luajnë për Kosovën. Këtu përfshihen edhe lojtarët e Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami", ka shkruar të premten gazeta zvicerane "Blick".
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, në një intervistë për këtë gazetë zvicerane, ka premtuar se nuk do t'i ftojë e as joshë lojtarët kosovarë të kthehen në Kosovë. Por, ka shtuar se derën nuk ua mbyll dot, nëse vetë lojtarët duan të luajnë për vendin e tyre apo të të parëve të tyre.
"Ne nuk do t'i rekrutojmë ata. Nuk do t'u bëjmë ftesë për një ndeshje me përfaqësuese dhe nuk do t'i joshim. FIFA së pari duhet të vendosë nëse lojtarët mund të ndërrojnë përfaqësueset. Ne nuk do të hidhemi në ofensivë për ta. Mirëpo, natyrisht se lojtarët e marrin vendimin vet", ka thënë Vokrri për "Blick".
Xhaka e Shaqiri më herët kishin thënë se nëse një ditë Kosova pranohet dhe lojtarëve u mundësohet të ndërrojnë përfaqësueset, atëherë do të shqyrtonin mundësinë.
Mirëpo, jo vetëm Zvicra do të goditej rëndë në rast se FIFA i lejon Kosovës t'i "kthejë" lojtarët. Nga kjo do të pësonte shumë edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë. Aktualisht në Përfaqësuesen "A" të Shqipërisë janë titullarë shtatë kosovarë: Samir Ujkani, Armend Dallku, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli, Alban Meha dhe Debatik Curri, ndërsa rezervistë janë Etrit Berisha e Ahmed Januzi. Po ashtu, do të pësonin edhe Finlanda, ku luajnë Përparim Hetemaj e Njazi Kuqi, pastaj Suedia, në të cilën paraqitet Emir Bajrami, Mali i Zi, ku luan Fatos Beqiraj dhe Norvegjia, ku luan Valon Berisha.
Në ekipin e Zvicrës, Shqipërisë, Norvegjisë dhe Suedisë janë edhe disa kosovarë që janë në "listën e pritjes" për t'u rekrutuar në ekipin "A" përfaqësues, ndërkohë që në ekipet e grupmoshave të reja të këtyre përfaqësueseve numri i tyre është edhe më i madh.
(a.k/koha/BalkanWeb)