E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, negociata me Serbinë për Kosovën

Reagon FFK-ja

Rikthehet sërish në tryezën e FIFA-s, që të informojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë, para se të marrë një vendim për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për njohjen e certifikatës ndërkombëtare të transferimeve. Para marrjes së një vendimi të tillë, “qeveria” botërore e futbollit dëshiron të negociojë me serbët. Por drejtuesit e FFK-së insistojnë se organi më i lartë i futbollit në botë nuk duhet të pyesë më serbët në lidhje me të ardhmen e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare: “FIFA-s i kërkojmë sqarime lidhur me këtë dhe duke nënvizuar faktin se Federata e Futbollit e Serbisë nuk pyetet më për futbollin në Kosovë e posaçërisht jo pas pavarësisë së 17 shkurtit 2008”, thotë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili mendon se me këtë veprim FIFA dëshiron t’u masë pulsin serbëve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›