E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev mohon mosmarrëveshjet me Putinin

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 14:30

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka hedhur poshtë spekulimet për tendosje në rritje mes tij dhe kryeministrit Vladimir Putin.

Gazeta amerikane "Financial Times" citon Medvedevin të ketë thënë se ai dhe Putin janë njerëz të ndryshëm, me koncepte të ndryshme, për të arritur qëllimet e përcaktuara.

Por politikisht jemi në të njëjtën anë, theksoi presidenti rus.

Medvedev njoftoi se së shpejti do të deklarohet, nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, që zhvillohen pas nëntë muajsh.

Sa i përket zgjedhjeve në SHBA, ai theksoi se ai dëshiron që në vitin 2012 të rizgjidhet sërish presidenti Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›