Bashkohen elementet e përmendores së Aleksadrit

Bashkohen elementet nga përmendorja "Ushtari mbi kalë", e Aleksandrit të Madh që duhet të vendoset në sheshin "Maqedonia" në Shkup.
Skulptura e lartë pothuaj 13 metra do të qëndrojë në bazament dhjetë metra të gjatë nga betoni.
Për momentin po punohet në shatërvanin që është pjesë e përmendores, ndërsa këto ditë, para montimit përfundimtar të skulpturës, do të pastrohet edhe pllaja.
Përmendorja "Ushtari mbi kalë" është sjellë në sheshin Maqedonia para disa ditëve nga Firenca. Pjesët e nevojshme janë përpunuar në fonderinë italiane Fernando Marieneli.
Shkritorja në të cilën është përpunuar përmendorja e “Lekës së Madh” është themeluar në vitin 1905 dhe në të janë përpunuar skulptura të njohura, si Muzeu i Vatikanit, skulpturat në pallatin Kremlinit në Moskë etj. Autore e veprës është skulptorja Valentina Stevanoska.