FIFA vendos: Botërori i futbollit 2018 në Rusi, në 2022 në Katar

Per zhvillimin e kampionatit boteror 2018 konkurronin kater organizatore evropiane: Portugalia me Spanjen, Belgjika me Holanden, Anglia dhe Rusia. Per boterorin e 2022-it ishin ne gare pese vende: Japonia, Koreja e Jugut, Katari, Australia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ne oren 16:36 presidenti 74 vjeçar i Federates Nderkombetare te Futbollit (FIFA), zvicerani Joseph Blatter lexoi emrin e vendit fitues per organizimin e festes me te madhe futbollistike te 2018-es, te zgjedhur me votimin e 22 anetareve te komitetit ekzekutiv te FIFA-es: Rusia. Nder anetaret e delegacionit rus gezimi ishte i papermbajtshem.
Kryeministri rus Vladimir Putin, i cili kishte qendruar larg Zyrihut, siç tha, per te respektuar anetaret e FIFA-e, qe u gjeten nen trysni te paperligjur, falendroi nga zemra FIFA-en per zgjedhjen e vendit te tij. Putin udhetoi me pas drejt Zyrihut dhe tha, se gara do te mbahet ne standardet me te larta.
Rusia kishte marre nente vota ne raundin e pare dhe nje shumice prej 13 votash ne te dytin. Mjaft te medha kishin qene shpresat e Anglise per te organizuar nje tjeter kampionat boteror pas atij te vitit 1966. Per te mbeshtetur kandidaturen e saj ne Zyrih kishin vajtur princi William, kryeministri Cameron dhe ish-ylli i Manchester United-it dhe i kombetares angleze David Beckham.
Edhe shefi i shoqates per organizimin e kandidatures se Katarit, sheiku Mohamed Bin Hamad Al Thani, falenderoi FIFA-en shume i emocionuar pas marrjes se vendimit pro vendit te tij: "Ju faleminderit, qe besuat te ndryshimi, te zgjerimi i lojes, per faktin, qe i dhate nje mundesi Katarit. Ne nuk do t'iu zhgenjejme. Ju do te jeni krenare me Lindjen e Mesme dhe kete jua premtoj."
Presidenti i SHBA-se Barak Obama e kritikoi zgjedhjen e Katarit si vend mikprites te kampionatit boteror te futbollit 2022.
Organizata Transparency International (TI) i kishte bere thirrje FIFA-es, ta shtynte daten e zgjedhjes se vendeve organizatore "deri sa te ishte hedhur drite mbi akuzat". Sipas TI-se nje vendim ne rrethanat aktuale vetem sa do ta ndizte me shume diskutimin e ashper.
Siç duket FIFA nuk donte ne asnje menyre ta shtynte vendimin e vet mbi dy organizatoret e boteroreve 2018 dhe 2022. Ajo i kundershtoi akuzat e ngritura se fundi ne emisionin televiziv britanik "Panorama" per mitmarrje te tre anetareve te komitetit te saj ekzekutiv (nje kamerunasi, nje paraguajani dhe nje braziliani) duke vene ne dukje, se nje gjykate zvicerane ne Zug nuk kishte denuar asnje zyrtar te FIFA-es ne vendimin e saj te qershorit 2008, i cili trajtonte rastin ne fjale. Vetem disa jave me pare FIFA u detyrua te pezullonte nga detyra dy anetare te komitetit ekzekutiv (nje nigerian dhe nje tahitian), te cilet kishin rene pre e nje gracke korruptive te ngritur prej gazetes britanike "Sunday Times".
Autor: Elert Ajazaj
Redaktoi: Eliana Xhani