FLAKA OLIMPIKE, RRUGETIMI
Nuk ka qene nje atmosfere paqeje dhe vellazerimi ajo qe ka pritur ne San Francisko flaken e lojrave olimpike te Pekinit ne etapen e saj te vetme ne SHBA. Stafeta eshte zhvilluar larg qendres, larg mijera manifestuesve te cilet ishin mbledhur per te manifestuar mbeshtetjen ose kundershimin ndaj lojerave ne Kine. Mbi te gjitha eshte zhvilluar nen kontrollin e qindra agjenteve te policise qe kishin vendosur rreth pishtarit olimpik, mbrojtje te paprecedente. Kalimi i stafetes qe u mbajt i fshehte, u modifikua dhe u shkurtua. Flaka ne nje moment te caktuar u zhduk ne nje magazine per tu shfaqur me pas jo ne zonat historike te qytetit por duke u sjelle rrotull lagjeve periferike te mbrojtura fuqimisht. Nderkohe qe pergjate bregdetit te San Franciskos prisnin me ore te tera mijera manifestues ne zonen e Cinatown, komunitetit kinez, me i madhi ne Amerike te cilet festonin kete etape amerikane te flakes olimpike. Nderkohe qe ne qender protestonin mijera persona per lirimin e Tibetit ose te demostronin mbeshtetjen e tyre ndaj qeverise kineze, flaka vraponte ne periferite anonime.