E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZGJEDHJE NE KOSOVE ?

 

Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu deklaroi se nëse qeveria aktuale në Kosovë reflekton nje performancë të mire, atëherë duhet te perfundoje mandatin katërvjeçar, Nëse jo mund të ketë zgjedhje të reja. "Nëse kjo qeveri tregon performancë si duhet, atëherë ka mandatin katërvjeçar, githashtu me vendim të autoritetit të Kombeve të Bashkuara. Nëse jo, unë ju siguroj se nëse kualifikimet politike do te flasin per mos funksionim te kesaj qeverie, nuk është pra në nivelin e detyrës me themelet e shëndosha të shtetit më të ri në Evropë dhe në botë, atëherë natyrisht qe mund të ketë zgjedhje të reja, por ky është vlerësim politik, e jo një rekomandim që ka forcën e dispozitës ligjore" theksoi nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu në një intervistëpër radion Evropa e Lirë. Ai tha se struktura demokratike, çfarë shpresojmë dhe unë të paktën besoj se është Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti, nuk duhet të frikësohet nga zgjedhjet, cilatdo qofshin ato. "Por, nga ana tjetër, kur presidenti Ahtisari projektoi zgjedhje të reja, ajo ishte para një viti e gjysmë, dhe në fakt u mbajtën në nëntorin që shkoi. Do të thotë, nëse studiohet me vëmendje rekomandimi i Ahtisaarit, që nuk është normë kushtetuese, rekomandimi është kryer, por varet prej zhvillimeve, efikasitetit të kësaj qeveriëe" theksoiKryeziu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›