FLASH/ Euro U-21, finalja Holandë-Serbi

Holandë-Serbi, kjo është ndeshja finale e Kampionatit Europian U-21, në program për ditën e shtunë në Gronigue. Kombëtarja holandeze, e zonja e shtëpisë, mundi Anglinë pas 32 penalltive. Në 90 minutat e kohës së rregullt shënuan Rigters për Holandën dhe Lita për Anglinë. Serbia mundi në gjysmëfinale Belgjikën 2-0.
Kupa Libertadores
Argjentinasit e Boka Juniors fituan Kupën Libertadores të Amerikës së Jugut, të barasvlefshme me Ligën e Kampioneve të Europës. Boka, që triumfoi në ndeshjen e parë 3-0, fitoi takimin e kthimit 2-0, duke fituar kështu kupën e gjashtë. Juniors do të jetë një nga kundërshtarët e Milanit në Botërorin e klubeve.
Ronaldo-Maria
Së bashku që nga janari 2007, Ronaldo dhe bukuroshja braziliane,
Maria Beatriz Antony (ish-e fejuara e pilotit të Formula 1, Nelson Pike), zgjodhën Tahitin dhe ishujt e tij përrallorë në Oqeanin Paqësor, dhe pikërisht Bora Borën, për të kaluar pushimet jashtë vështrimit të përhershëm të paparacëve.
Raikonen-Alonso
Në horizont po shfaqet një këmbim midis Kimi Raikonen dhe Fernando Alonsos. Lajmin e jep revista gjermane "Auto Bild Motorsport". Ferrari është shumë i zhgënjyer me sjelljen e Kimit, i cili nuk po ambientohet si me sjelljen njerëzore, ashtu dhe me atë profesionale. Alonso është në prishje e sipër me Meklarenin.