E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, Almiron dhe Tirago, dy goditje të tjera

Pas blerjes së Vicenco Iakuintës, Juventusi vazhdon të jetë klubi më aktiv në merkaton verore në Serinë A. Dy mesfushorë, Tiago dhe Almiron, pas ritualit të vizitave mjekësore firmosën kontratën me Juventusin. Dita e dy blerjeve të reja të bardhezinjve filloi shpejt. Tiago arriti në Torino në mëngjesin e ditës së djeshme, ndërkohë që Almiron kishte mbërritur në aeroportin e Kaseles të enjten në mbrëmje. Dje në mëngjes, në orën 9:45, dy lojtarët kryen vizitat mjekësore rutinë në Qendrën e Mjekësisë Sportive të shoqëruar nga menaxheri i ekipit bardhezi, Xhanluka Pesoto. Pas përfundimit të vizitave dy lojtarët u takuan me drejtuesit e klubit, të kryesuar nga administratori i deleguar Zhan Klod Blank, me të cilin dy prokuratorët e Tiagos dhe Almironit formalizuan edhe kontratat së bashku me lojtarët. Në llogaritë e Empolit për blerjen e Almironit do të derdhen 7 milionë euro, plus huazimit të Xhovinkos dhe bashkëpronësisë së kartonëve të Pero e Volpatos, të vlerësuar respektivisht 1.5 milionë dhe 500 mijë euro. Përsa i përket Tiagos, bardhezinjë "dogjën" në fotofinish Milanin, që pas Suazos dëshironte të sillte në Milano edhe mesfushorin e Lionit me një ofertë prej 17 milionë eurosh. Por, Tiago i qëndroi besnik akordit paraprak me Juventusit. Te klubi francez do të shkojnë në këmbim 15 milionë euro.

Kardoso Mendes Tiago
Ekipi nga vjen: O.Lion
Mosha: 26 vjec
Kombësia: Portugeze
Roli: Mesfushor
Gjatësia: 1,83m
Kampion: Me Celsin 2004-2005,
me Lionin: 2006-2007

Sergio Bernardi Almiron
Ekipi nga vjen: Empoli
Mosha: 26 vjec
Kombësia: Argjentinase
Roli: Mesfushor
Gjatësia: 1,80
Ekipet e mëparshme: Nwell Old Boys,
Udineze, Verona

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›