E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java ne bursat nderkombetare euro humb terren

Java ndërkombëtare e tregjeve valutore ka qenë e karakterizuar nga lëkundje të ndjeshme.

Monedha europiane ka humbur terren ndaj dollarit amerikan e ndikuar nga situata e rënduar e borxhit grek, por edhe nga zgjedhjet lokale në Spanjë.

Këto efekte kanë ndikuar edhe në bursën e Wall Street, me një ndjeshmëri të brishtë të tregut. Ndërsa në Azi, humbjet e mëdha të kompanisë elektrike TEPCO, kanë bërë që investitorët të humbasin besimin, duke çuar në pakësim të shitjeve të aksioneve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›