Shoqata e gazit: Do bllokojmë tregtimin

Shoqata e gazit të lëngshëm paralajmëron se do te bllokoje shitjen e këtij produkti, per aq kohe sa administrata tatimore nuk merr ne konsiderate shqetësimet qe kane kompanitë e këtij tregu. Sipas shoqatës, tatimet kane bllokuar tregtimin e gazit pasi kërkojnë pajisjen me kasa fiskale, por njësia matëse sipas tregtareve nuk mund te vendoset për litër, por për kilogram. Kasat fiskale për tregun e gazit arrijnë nga 40 deri ne 100 mije euro. Nga ana tjetër kompanitë e gazit thonë se tatimet kane bllokuar depozitimin e gazit ne piken e Petroliferes, me qellim pajisen me njësi matëse. Ky dem sipas kompanive arrin ne 3 milion euro. Gjate konferencës për shtyp shoqata akuzon edhe Drejtorin e Tatimeve, qe sipas tyre po kryen nje presion arbitrare ndaj kompnive te gazit.
Shpërndaje