E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet, nuk ndalet rritja

Muaji janar ka shënuar nje rritje te ndjeshme te çmimeve baze te konsumit, duke e bere jetën e çdo qytetari edhe me te shtrenjte. Tregtaret thonë se duke nisur qe nga muaji dhjetor e deri tani, çmimet kryesore qe kane pësuar rritje janë për vajin, sheqerin dhe orizin. Por rritje te ndjeshme kane pësuar edhe lendet djegëse, si gazi apo karburantet. Por ne një ekonomi tregu te lire, ndërhyrja e shtetit ne përcaktimin e çmimeve nuk rekomandohet. Por ajo qe mund te thuhet është se autoriteti i konkurrencës ka ne hetim pikërisht tre tregjet kryesore, oriz, sheqer dhe vaj, pasi konstatohet një përqendrim i cimeve ne te tre këto produkte. Nga ana tjetër ekspertet e ekonomisë janë te idesë se tendenca e rritjes se çmimeve do te vijoje edhe ne muajt e ardhshëm. Çmimet nisen te rriten me nje ritem te shpejte qe ne vitin 2007, vit ky i cili konsiderohet si me i thati, çka solli deme te kosiderueshme ne bujqesi e per rrjedhoje solli nje rritje zinxhir te çmimeve ne pergjithesi.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›