E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrokarburet, ankesa për kasat

Debati për kasat fiskale nuk mund te konsiderohet ende i mbyllur. Pas importuesve te gazit qe kërcënuan me bllokim te shitjeve, shprehin shqetësim edhe drejtuesit te shoqatës se hidrokarbureve. Edhe pse ne parim kane pranuar vendosjen e tyre, pas dy vjetësh me debate e kundërshti, sipas sekretarit te shoqatës Viktor Nushi, problem i pazgjidhur mbetet konkurrenca e pandershme ne tregun vendas. Sa i përket shtrenjtimit te naftës e benzinës kohet e fundit, Nushi hedh poshtë qe te ketë abuzime me çmimin, duke sqaruar se çmimi përcaktohet kryesisht nga bursat ndërkombëtare. Kreu i shoqatës se hidrokarbureve thekson se politikat financiare shtetërore ndikojnë në mënyrë direkt në rritjen e çmimit, pasi i vetmi përfitues nga kjo rritje çmimesh sipas tij është vete shteti.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›