E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba biznesit për kasat

Biznesi durrsak po përballet me një vale gjobash dhe penalizimesh nga Drejtoria e Tatim- Taksave. 670 subjekte të tregut të pakicës në qytetin bregdetar janë penalizuar për mungesën e kasave fiskale dhe mospagesën e taksave. Gjoba e venë ndaj tyre ka arritur në vlerën e 6.7 milion lekëve. Drejtori i Tatim-Taksave të Durrësit, Shkelqim Fortuzi, deklaron se edhe pasi të paguajnë gjobën, asnjë subjekt nuk do t?i rikthehet punës nëse nuk vendos kasën fiskale. Ndërkohë, biznesmenët e vegjël deklarojnë se janë në prag të falimentimit. Rënia e drasktike e xhiros ka bërë që biznesi sipas tyre ta ketë të pamundur pagesën e taksave dhe blerjen e kasave fiskale. Vetëm gjatë muajit Janar 20% e bizneseve në tregun industrial në Durrës kanë shpallur falimentimin. Me dhjetëra dyqane kanë ulur qepenat duke mbyllur aktivitetin ndërsa pronarët janë në pritje të qiramarrësve të rinj.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›