E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Bota në krizë të vështirë ekonomike

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn u shpreh se bota është në një krizë ekonomike të vështirë që kërcënon të zhysë miliona njerëz përsëri në varfëri.Ai gjithashtu paralajmëroi dje se vendet në zhvillim përballen me një rritje dramatike të papunësisë e cila mund të çojë në trazira sociale dhe madje luftë. Ai i bëri komentet në Gjenevë gjatë takimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e OKB-së që përfaqëson sindikatat, punonjësit dhe qeveritë. Strauss-Kahn tha se industria financiare globale duhet të riparohet si pjesë e përpjekjeve për daljen nga kriza. Shefi i FMN-së tha gjithashtu se disa qeveri kanë mundësi për të miratuar masa të mëtejshme stimulimi financiar si shpenzime apo shkurtime taksash për të nxitur ekonominë. FMN-ja u ka bërë thirrje qeverive të miratojnë buxhete stimulimi të barabarta në përmasa me 2 përqind të GDP-së botërore. Zoti Strauss-Kahn tha se deri tani këto buxhete stimuluese kapin vetëm 1.6 deri në 1.7 përqind të GDP-së globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›