E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, sot 10-vjet pas bombardimit te ish-Jugosllavisë nga NATO

Dhjetë vjet pasi NATO bombardoi ish Jugosllavinë kosovarët kthejnë kokën pas në atë ç'ka është arritur për ta. Gëzim Gercari një qytetar i kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, tregon ende një predhë të Nato-s në dyqanin e tij. Gercarit i'u dha si dhuratë nga ushtarët e Shba-së. Në një grafit të shkruar nga një ushtar vërehet mbishkrimi: "Më mirë të vdesim në këmbët tuaja se të jetojmë në gjunjët tuaja, rroftë Kosova e lirë,-Dejv. " Ne e mbajmë këtë predhë për të kujtuar 24-Marsin sepse falë këtyre predhave ne jemi të lirë tani. Kjo na kujton kohët e vështira qe ne u shkuam përmes gjatë bombardimeve të lirisë më 12 qershor" tha Gercari. Shqiptarët kërkuan zyrtarisht pavarësinë nga Serbia pas mbajtjes së zgjedhjeve në 1992 dhe kreu paqësor Ibrahim Rugova u zgjodh president I republikës së vet-shpallur. Përpjekjet e Kosovës u injoruan në mes të luftrave të gjëra Ballkanike dhe në fund të viteve '90 Ushtria Çlirimtare e Kosovës ( UÇK) filloi një rebelim të armatosur. Forcat serbe u kundërpërgjigjën dhe në 1998 100 mijë shqiptarë u detyruan të largoheshin. Bisedimet për paqen në Francë dështuan dhe në Mars të vitit 1999. Nato filloi bombardimin e Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqte forcat e saj nga Kosova. Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt të 2008 e cila është njohur nga Shba dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së. Serbia dhe aleatja e saj Rusia kundërshtuan shkëputjen e Kosovës. Populli kosovar ende është mirënjohës ndaj Nato-s për ndërhyrjen e saj. Kosova, me një popullsi prej dy milion ka tani një kushtetutë të re,
një ushtri, një himn kombëtar, flamurin e vet, kartat e identitetit dhe një agjenci të inteligjencës. Nato udhëhoqi misionin paqeruajtës në Kosovë dhe është ende e pranishme me rreth 14 mijë trupa që patrullojnë rrugët e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›