E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Bota po rimëkëmbet nga recensioni

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se bota ka nisur të rimëkëmbet nga recesioni, por një rimëkëmbje e qëndrueshme do të kërkojë ide dhe veprime të reja nga ekonomitë e mëdha. Në një raport të pulikuar nga FMN-ja, këshilltari ekonomik në këtë fond, Olivier Blançard ka thënë se rënia e shpejtë ekonomike, më e keqja në shtatë dekada, ka lënë plagë të "thella" financiare, të cilat do të prekin furnizimet dhe kërkesat për vite.
Raporti thotë se rimëkëmbja e qëndrueshme globale do të kërkojë nga ekonomitë, që aktualisht kanë konsumim të madh të prodhimeve, si SHBA-ja, të rifokusohen në rritjen e eksporteve të tyre, ndërsa nga ekonomitë aziatike, siç është Kina, që të ndërmarrin hapa për inkurajimin e qytetarëve, që të shpenzojnë më tepër dhe të rrisin kërkesat për eksport.
Përmirësimi i situatës financiare në botë, ka sjellë edhe rritje të numrit të shitjeve në disa sektorë, kështu si rezultat i rritjes së numrit të shitjeve, prodhuesi amerikan i automobilëve General Motors (GM) ka shpallur zgjerimin e prodhimit. Në tremujorin e tretë dhe të katërt do të prodhohen 60.000 automjete shtesë, në radhë të parë automjete, që kursejnë karburant, njoftuan zyrtarë të kësaj industrie në Detroit. Përveç kësaj lajme të mira vijnë edhe për punonjësit, pasi më shumë se 1.300 punonjës të larguar nga puna në të kaluarën, do të kthehen sërish në vendet e tyre të punës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›