ISHP: Të rinjtë refuzojnë vaksinën ndaj hepatitit B
Rreth 8 për qind e popullatës në Shqipëri mendohet se është e prekur nga hepatiti B, vdekjeprurës për njeriun. Rruga e përgjithshme e marrjes së infeksionit është ajo seksuale ndaj Instituti i Shëndetit Publik ka nisur në të gjithë vendin vaksinimin tek grupmoshat e të rinjve të cilët kanë lindur në vitet nga 1992-deri në maj të vitit 1994. Por ajo që po vihet re është indiferenca e të rinjve kryesisht në qytetet e mëdha për të aplikuar vaksinën pranë qendrave shëndetësore.
Sipas shefit të epidemiologjisë në ISHP, Dritan Ulqinaku, Tirana është dhe qyteti më problematik përsa i takon numrit të vogël të të vaksinuarve.Sipas të dhënave që ne kemi, rreth 60 për qind e kësaj grup moshe që ne kemi përcaktuar si në risk, pra të rinjtë e moshës 16-18 vjeç kanë pranuar të aplikojnë vaksinën. Për ne këto shifra nuk janë të kënaqshme pasi duhet të vaksinohen të gjithë. Vaksina është e njëjtë si ajo që aplikohet tek bebet e porsalindura dhe efektet anësore janë zero. Ajo aplikohet në tre që të ketë sukses, doza e dytë kryhet pas një muaji dhe e treta pas tre muajsh, pohoi për mediat Ulqinaku. Për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë, mes ministrisë së arsimit dhe ISHP është firmosur një marrëveshje për promocionin e vaksinës kundër hepatitit B në shkolla. Nga ana e tij Instituti i Shëndetit publik ka shtyrë afatin e përfundimit të fushatës së vaksinimit për ti ardhur në ndihmë gjithë grupmoshës së përfshirë në kalendarin e vaksinimit. Vaksina kundër hepatitit b është aplikuar për herë të parë në vendin tonë tek bebet e lindura në vitin 1994. Kjo vaksinë kryhet që në maternitet dhe mbron fëmijët nga ky infeksion viral i rrezikshëm për jetën.
Last Updated on E Merkure, 20 Janar 2010 22:47