FMN: Kriza ekonomike, në fazë të re të rrezikshme

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, sot ka tërhequr vërejtjen se kriza në ekonomitë e zhvilluara ka hyrë në një fazë të re të rrezikshme, të përkeqësuar nga udhëheqja e dobët politike.
Duke folur në Uashington, ajo u angazhua për aksion kolektiv dhe të fuqishëm për luftimin e ngadalësimit të ekonomisë globale dhe përkeqësimit të krizës së borxheve në Evropë. Javën e ardhshme, zonja Lagarde, për të parën herë, do ta kryesoj takimin vjetor të 187 anëtarëve të FMN-së