E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi:E rëndësishme të ulet niveli i borxhit publik

Vazhdon presioni i ndërkombëtarëve për uljen e nivelit të borxhit publik. Pas deklaratës së drejtoreshës së Bankës Botërore, këtë radhë ka qenë ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi, i cili në forumin e Bankës së Shqipërisë, ka bërë thirrje që të ulet niveli i borxhit në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomia dhe të rriten të ardhurat.
 

Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në BE. E rëndësishme është që Shqipëria të ofrojë një sistem financiar të shëndoshë, pasi kjo fushë është vetëm pjesërisht në linjë me kriteret e BE-së. Ulja e borxhit publik dhe kryerja e reformave strukturore janë shumë të nevojshme për ekonominë shqiptare, pasi kjo do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të nxiste të ardhurat në vend.Gjithashtu duhet që të përmirësohet mbikqyrja e sistemit bankar .
 

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Financave Ridvan Bode, ka deklaruar se nuk duhet që të ketë manipulime të dhënave për të ardhurat prej kompanive të ndryshme tregtare e pikërisht për këtë edukimi financiar është i rëndësishëm.
Ndërkohë që guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se financat ndikojnë në rritjen ekonomike. Për edukimin financiar po merren një sërë hapash prej Bankës së Shqipërisë pasi është e rëndësishme të krijohet akses i barabartë për të gjithë, pasi financat janë të rrezikshme kur nuk zotërohen njohuri për to.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›