Italia perpiqet te mbeshtetet ne ndihmen nga Kina

Italia eshte keto dite nje fuci pa fund. Disa miliarda euro ka investuar Banka Qendrore Evropiane vetem javet e fundit ne hua shteterore italiane. Por investuesit kjo duket se nuk i qeteson. Perkundrazi bonde shteterore italiane tani kerkohen pak. Ai qe te marten blinte hua shteterore italiane me nje kohezgjatje prej pese vjetesh tani merr 56 perqind interesa. Kjo shume nuk ka qene me pare kurre e tille qe prej ekzistences se eurozones.
Ne krizen e borxheve Italia tani mbeshtetet ne ndihmen nga Kina. Javen e kaluar ministri italian i Financave Giulio Tremonti u takua me shefin e Fondit me te madh shteteror kinez te investimeve Lou Jiwei. Permbajtja e bisedes eshte e shkurter thote Giuliano Noci ekspert per Kinen i Universitetit Teknik te Milanos.
Kina jo si bamirese por per te perfituar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kriza financiare ne Itali Ministri i Financave Giulio Tremonti
Kina eshte aktualisht vendi qe ka me shume mjete financiare ne dispozicion 3.200 miliarde dollare nje shifer impresionuese dy here me e larte se produkti kombetar bruto. Natyrisht qe Kina e hedh veshtrimin e interesuar nga Evropa dhe Italia dhe shikon cfare mund te perfitoje.
Kjo do te thote Kina nuk vjen si bamirese e Lindjes se Larget per te investuar ne permasa te medha ne bonde shteterore italiane. Shpresa te ngjashme u zhgenjyen tashme ne krizen e borxheve te Greqise dhe Portugalise. Kina kerkon te investoje thone ekspertet dhe kjo ne industrite kyce te Italise teknologji energji. Keto margaritare te Italise jane ne pjesen me te madhe ende ne pronesi shteterore. Nje pjesemarrje e kinezeve do te sillte shume para ne arka.
Kinezet kane natyrisht interes ne margaritaret tane dhe vec kesaj ata jane te interesuar qe te marrin mbeshtetje politike ne rrafsh nderkombetar. Ne kete kuader ata mund te blejne nje pjese te huave tona shteterore dhe te kerkojne si shperblim qe Italia ta mbeshtese ne plan nderkombetar Kinen.
Pra kemi te bejme me nje biznes reciprok.
160
Autor Tilmann Kleinjung/Auron Dodi
Redaktoi Mimoza Kelmendi